Dëshmia e Cassidy Hutchinson hedh dritë mbi ngjarjen e Kapitolit: Trump ishte në dijeni se turma ishte e armatosur

Botë | 4 vite më parë

Një dëshmi kyçe ka hedhur dritë mbi hetimet për sulmin e 6 janarit në Kapitol. Cassidy Hutchinson, një ish-ndihmëse e lartë e shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, plotësoi boshllëqet, raporton BBC.

Ajo ka delaruar në komitetin e Kongresit se  ish-presidenti amerikan Donald Trump është përpjekur të  kapte timonin e makinës me të cilën po udhëtonte dhe u përlesh me një oficer të Shërbimit Sekret në një përpjekje për të devijuar autokolonën e tij në Kapitol, ku mbështetësit e tij po mblidheshin. Hutchinson dëshmoi se Meadoës i ka thënë asaj disa ditë para sulmit se ‘gjërat mund të bëhen reale, shumë keq”.

Ajo deklaroi se Donald Trump e dinte se anëtarët e turmës në tubimin e tij të mëngjesit pranë Shtëpisë së Bardhë, ishin të armatosur sepse po largoheshin nga oficerët e Shërbimit Sekret dhe gjithsesi i drejtoi në Kapitol. “Nuk më intereson që ata kanë armë. Ata nuk janë këtu për të më lënduar mua. Lëri njerëzit e mi të hyjnë. Ata mund të marshojnë drejt Kapitolit që këtu”, pretendon Hutchinson se ka thënë Trump.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme