Detyrimet e prapambetura të bashkive, qeveria ndan 1 miliard lekë për qeverisjen vendore

Detyrimet e prapambetura janë një pengesë e fortë në performancën e njësive të qeverisjes vendore. E shtyrë nga situata e tejzgjatur, qeveria ka vendosur t’i vijë në ndihmë duke bërë disa përmirësime në shpërndarjen e trasfertës specifike për bashkitë. Ky fond do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, duke i dhënë përparësi detyrimit më të vjetër.
Shlyerja e këtyre detyrimeve, të krijuara para dhe pas reformës administrative dhe territoriale përbën një ndihmë të qenësishme për buxhetet vendore.
Por vlen të thuash se bashkitë vijojnë të krijojnë detyrime të reja të cilat gjithashtu shtojnë presionet në buxhetin vendor.
Në stokun e detyrimeve të prapambetura, peshën më të madhe e mbajnë detyrimet për investime (të cilat përfaqësuan rreth 56% të detyrimeve totale), detyrimet për shërbime (9%) dhe detyrimet për vendime gjyqësore (rreth 8%).
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




