Devoll, i jepet zgjidhje furnizimit me ujë në 6 fshatra

Së shpejti do të fillojnë punimet për t’i dhënë zgjidhje furnizimit me ujë në 6 fshatra të Bashkisë Devoll. Një gjë e tillë është bërë me dije nga kryetari i Bashkisë Devoll Eduard Duro i cili shprehet se financimi në dy ujësjellësa është mundësuar nga Agjensia Kombëtare E Ujësjellës-Kanalizimeve Dhe Infrastrukturës Së Mbetjeve, dhe konkretisht bëhët fjalë për ujësjellësin e fshatit Hoçisht dhe ujësjellësin e fshatit Miras. Gjithashtu ai bën me dije që janë shpallur fituesit për të dy projektet dhe punimet priten të fillojnë së shpejti.
Siç është shprehur edhe kryetari prej më shumë se 20 vite këto fshatra vuanin mungesën e ujit në banesat e tyre kjo pasi mungonin edhe ndërhyrjet tek ujësjellësat e ketyre fshatrave.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




