Dhuna e PD-së në seancë, Spiropali kërkon hetime nga organet ligj-zbatuese: Kuvendi skenë krimi

Politikë | 2 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me dhunën dhe kaosin e krijuar nga deputetët e PD-së në seancën plenare, që kulmoi me djegien e karrigeve jashtë sallës nga grupi parlamentar i PD-së.

Aktet e dhunës nga PD-ja, sulmi ndaj deputetit socialist Petro Koçi, si dhe djegia e karrigeve, sipas Spiropalit, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi me të cilin duhet të merren institucionet ligj-zbatuese.  

Sipas Spiropalit, karriget janë për t’u respektuar, duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve.

“Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.”, deklaron  Spiropali.

Sipas kryetares së Kuvendit, fatkeqësisht, zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj.

“Edhe më fatkeqësisht zjarr-vënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në këqyrje nga organet ligj-zbatuese. Keqardhje e thellë”, shkruan Spiropali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme