Dhuna ndaj fëmijëve, Xhixho: Duhen ndryshime në Kodin Penal. Ja dënimet që kërkojmë!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në emisionin ‘3D’ në RTSH deklaroi se dhuna ndaj fëmijëve, sidomos të miturve, kërkon masa të menjëhershme, ndryshime në Kodin Penal dhe dënime të ashpra.
“Ne si subjekt politik kemi propozime konkrete, ministri përgjegjës s’ka asgjë. Propozimet tona lidhen me ndryshimet që po bëhen në Kodin Penal. Nuk kemi asnjë të dhënë se çfarë po bëhet me Kodi Penal, pasi ka boshllëqe të mëdha në disa nene. Edhe rasti i mjekut që manipuloi të miturën, është shprehje e boshllëqeve ligjore. Kodi Penal nuk është në harmoni as me Kushtetutën, as me Kodin e Familjes. Propozimi ynë është që mosha e martesës, me pëlqimin e prindërve, të jetë 16 vjeç. Në një situatë kur ka 6 raste abuzimesh seksuale, që përbëjnë 80% të krimeve seksuale ndaj të miturve , duhet të bëjë që shteti të japë alarmin dhe të merren masa të menjëhershme.”, tha Xhixho.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




