Dhuna ndaj grave dhe guximi për të folur/ Nga 8 marsi aplikacioni për të kërkuar ndihmë dhe shërbime

Dhuna psikologjike por edhe ajo fizike në familjet shqiptare nuk raportohet. Gratë dhe vajzat i druhen një dhunë më të madhe më pas nëse e bëjnë këtë.
Grsielda Reme, aktiviste, thotë se në komunitetin rom dhe egjiptian kjo dhunë është në përmasa edhe me të mëdha dhe guximi për të folur fatkeqësisht shtypet çdo ditë.
Berta Cani, nga Fondacioni për të drejtat e aftësisë kufizuar tregon insiativën e fundit së ndërmarrë ku falë teknologjisë 70 gra, të identifikuara si të përjashtuara, do të përfitojnë akses në shërbime përmes smartphonëve të lidhur me internet dhe aplikacione që denoncojnë dhunën me bazë gjinore dhe atë në familje.
Delagacioni i BE në Shqipëri, në partneritet me UN Women kanë mbështetur nismën së bashku me Fondacionin Vodafone Albania.
Ky i fundit përmes aktivizimit të aplikacionit “BRIGT SKY” që do ta bëjë publik në datën 8 mars do tu japë mundësi të gjitha grave të kërkojnë në raste dhune ndihmë dhe shërbime të shpejta në mënyrë diskrete dhe pa u kuptuar nga partneri.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




