Dhuna ndaj KFOR, Stoltenberg: Krejtësisht e papranueshme, NATO do mbetet vigjilente

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një takimi dyditor të shefave diplomatikë të aleancës në Oslo, e ka cilësuar si të papranueshme dhunën ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë të cilat çuan në plagosjen e 30 ushtarëve, 11 nga të cilët ishin italianë dhe 19 të tjerë hungarezë.
Ai më herët deklaroi se NATO do të dërgojë edhe 700 ushtarë shtesë në Kosovë dhe se një batalion tjetër do të vihet në gatishmëri të lartë, raporton Reuters.
Stoltenberg shpjegoi se KFOR-i “do të marrë hapat e nevojshëm për të normalizuar dhe garantuar sigurinë”.
“NATO do të mbetet vigjilente. Ne do të jemi atje për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt, si dhe për të qetësuar dhe ulur tensionet”, tha Stoltenberg në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Oslo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




