Dhuna në familje dhe bullizmi online – Katër urdhra mbrojtje në tre muaj, në bashkinë e Gramshit

Sociale | 3 vite më parë

Dhuna në familje vijon të mbetet një dukuri shqetësuese në territorin e bashkisë së Gramshit. Vit pas viti shifrat flasin për rritje të numri të denoncimeve por gjithashtu edhe të urdhrave të mbrojtjes. Vetëm në 3 muajt të parë të vitit në vazhdim, në Gramsh janë dhënë nga gjykata 4 urdhra mbrojtjeje.

“Pa diskutim ka një ndërgjegjësim dhe rritje të denoncimit të rasteve të dhunës në familje qoftë marrëdhëniet bashkëshortore por edhe prind-fëmijë apo vëlla-motër të cilët bëjnë denoncimet e tyre në momentin që ndjehen të pasigurt, të kërcënuar dhe që i rrezikohet jeta”, tha Ludjana Elezi, koordinatore e luftes kundër dhunës.

Elezi thotë se në Gramsh përveç dukurisë shqetësuese të dhunës në familje nga ana tjetër nuk kanë munguar edhe problematikat tek të miturit, sidomos me rastet e bullizmit të shfaqura herë pas here në mjedisin social. Të miturit nuk i janë shmangur edhe bullizmit online, ku në komisariat ka pasur disa denoncime për keqpërdorimin e të dhënave.

“Kemi pasur raste, ku të mitura dhe adoleshente janë keqpërdorur të dhënat e tyre duke hapur rrjete sociale duke pësuar si psikologjik ashtu dhe moral”, tha koordinatorja.

Shoqëria duhet të bëjë më tej hapa seriozë jo vetëm në identifikimin e këtyre rasteve, por së pari, në krijimin e një mjedisi social të shëndetshëm, ku rastet e shënuara të mbetën në minorancë ose të shkojnë drejt zhdukjes.

Gazetar: M. Marashi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme