Dhuna në Kuvend, Policia çon në SPAK për hetim 33 deputetë të opozitës

Politikë | 2 vite më parë

Pas mbledhjes së provave, Policia e Tiranës ka kërkuar nga SPAK hetimin e 23 deputetëve të opozitës për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr”.

Policia ka kërkuar hetimin e kryetarit të grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi për vepën penale “Goditje për shkak të detyrës’, pasi në seancën plenare të 30 shtatorit hodhi këmbën e karriges në drejtim të Kryeparlamentares Elisa Spiropali.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

– Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal; – Gazment Bardhi  38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal; -Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal; – Dhurata Çupi 51 vjeçe, – Flamur Hoxha, 56 vjeç, – Xhelal Mziu,57 vjeç,- Lefter Gështenja, 52 vjeç, – Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç, – Ina Zhupa., 37 vjeçe, – Lindita Metaliaj, 47 vjeçe, – Dashnor Sula, 59 vjeç, – Luan Baçi, 61 vjeç, – Lodovik Hasani, 57 vjeç, – Asllan Dogjani, 57 vjeç, – E.B., 51 vjeç, – Erisa Xhixho., 39 vjeçe, – S.orina Koto 40 vjeçe, – Saimir Korreshi, 43 vjeç,- Edmond Spaho, 66 vjeç, – Kasem Mahmutaj, 62 vjeç, – V.D., 56 vjeç, – Monika Kryemadhi., 50 vjeçe; – Isuf Çela, 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Në seancën parlamentare të 30 shtatorit, opozita krijoi një skenar dhune në Kuvend për shkak të arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme