Dhuna te “Mediat”, Halilaj: Kur ndodh në Parlament, imagjinoni në cepat e Shqipërisë. Pampuri: Açka, për t’u vlerësuar

Politikë | 3 vite më parë

Dhuna në Komisionin Parlamentar të Medias ka qenë në fokus të diskutimit në emisionin “Jetë Shqiptare”. Pedagogia e Shkencave të Komunikimit Helena Halilaj, ka deklaruar se në historinë e Parlamentit është tejet shqetësues fakti që ka mungesë vetëpërmbajtje dhe respekti mes politikanëve.

Tymnajat, sherret dhe zhurmat, sipas saj, po kthehen në të zakonshme dhe kjo për të, duhet të shërbejë si kambanë alarmi.

“Ajo që është shqetësuese në historinë  e Parlamentit është fakti që kanë një  mungesë të vetëpërmbajtjes dhe respektit ndaj njëri-tjetrit.

Po kthehet në një gjë të zakonshme, kjo tymnajë, zhurmat. Kam pasur të jem pjesë  e fushatave elektrorale dhe njoh shumë mirë si nis fushata, sa të vështira janë dhe përfshirja e vajzave.

Në vitet e fundit ka përfshirje të vajzave dhe grave shumë më shumë se para 12 vitesh por sërish mbetet problematike. Por ajo që mbetet problematike dhe që më shqetëson, është fakti se nëse sulmohet një deputetet në Parlament, çfarë garancie mund të ketë një grua pa imunitet, pa fuqi ekonomike, pa pushtet politike.

Pra, situata duhet parë jo vetëm brenda parlamentit por përtej kësaj. Ka patur reagime në rrjetet sociale”, tha ajo.

Ndërsa deputetja demokrate Orjola Pampuri ndërsa ka vlerësuar qëndrimin e Kryetares së Komisionit të Medias, Flutura Açkës mbi qëndrimin e mbajtur pas shkuljes së mikrofonit nga demokratët, theksoi se personat që bërtasin e ulërasin duhet të tregojnë pastërtinë e figurës së tyre. Ajo ka shprehur shqetësim mbi

“Secili tregon veten  e tij dhe kjo është mëse e qartë. Është e rëndë për mua se nuk jam mësuar me këtë lloj mendësie, por nuk do trembesha përpara personazheve të tilla. Njerëz që bërtasin e ulërasin kaq shumë duhet së pari të tregojnë pastërtinë e figurës së vetë.

Do ruaja qetësinë sikurse zonja Açka. Është mënyra e të mbijetuarit. Secili gjen një mënyrë për të mbijetuar dhe kjo është mënyra e tyre”, theksoi ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme