Dhunoi dhe mori peng partneren në Tiranë, burg për 31-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 31-vjeçarin Gleard Gusholli, i cili akuzohet se dhunoi dhe mori peng për një javë partneren e tij. 31-vjeçari u arrestua dy ditë më parë, pasi dhunoi barbarisht dhe mbajti peng për një javë partneren e tij.
Vetë 28-vjeçarja rrëfeu për mediat torturën e përjetuar, ndërsa deklaronte se kishte menduar edhe vetëvrasjen pasi nuk po duronte dot më dhunën.
Sipas saj, dhuna kishte nisur që në Gjermani, ku ishte njohur me Gleard Gushollin, dhe kishin qëndruar të ndarë për 3 muaj. Më pas ajo zgjodhi t’u jepte një tjetër mundësi dhe të nisnin një jetë në Shqipëri, por dhuna nuk mungoi sërish dhe mbante atë të mbyllur në shtëpi pa asnjë mundësi komunikimi me familjarët apo policinë për ta shpëtuar.
Për ngjarjen në fjalë u arrestuan edhe 4 persona të tjerë për moskallëzim krimi duke përkrahur autorin e krimit dhe kanë kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës. Lidhur me këta, gjykata vendosi detyrim paraqitje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



