Di Maio pret Ramën: Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE para fundvitit

Politikë | 5 vite më parë

Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio konfirmoi mbështetjen në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.

“Konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën drejt BE. Mbështesim hapjen e negociatave. Shkëmbimi që patëm sot në komitet ka qenë shumë frytdhënës, tani kemi objektiv që muajt e ardhshëm idetë ti realizojmë. Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim para fundit të vitit. Kjo do të jepte një mesazh besimi për të gjithë rajonin  e Ballkanit”.

Di Maio deklaroi se muajt e ardhshëm do të konkretizohen angazhimet në të gjithë sektorët dhe konkretisht në infrastrukturë dhe tranzicion ekologjik. Sipas tij Italia është furnizuesi i parë i Shqipërisë.

“Shkëmbimi që patëm sot në komitet ka qenë frytdhënës. Kemi objektiv që në muajt e ardhshëm ti kemi operative idetë dhe sot ramë dakord për një plan veprimi për të gjitha angazhimet që kemi ndërmarrë në të gjitha sektorët, infrastrukturë dhe tranzicion ekologjik. Italia është klienti i parë i Shqipërisë, kjo na bën krenarë. Tema e tranzicionit ekologjik dhe ndërhyrja që ka bërë Italia, prania në tregun shqiptar dhe perspektiva nëpërmjet linjës së interkonjeksionit Shqipëri- Mali i Zi na çojnë në këtë drejtim. Italia dhe Shqipëria mund të kenë plan udhëheqës në rajon”.

Deklarata

Di Maio: Si objektiv kemi përforcimin e marrëdhënieve tona për të bërë një hap cilësor në bashkëpunimin mes vendeve tona. Kjo rëndësi strategjike nuk vjen vetëm si detyrim nga lidhjet që kanë vendet tona, prandaj dua të konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën drejt adresimit në familjen evropiane.Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim para fundit të vitit. Kjo do të jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin e Ballkanin.

Dua të falenderoj të gjithë kolegët për propozimet. Muajt e ardhshëm kemi objektiv që të kemi operativ planet. Sot ramë dakord për një plan veprimi që të konkretizojmë angazhimet që kemi marrë në të gjithë sektorët. Dolën në pah disa perspektiva në infrastrukturë, modernizim dhe ne duam të jemi protagonist të realizimit të tyre. Mund të mbështetemi në praninë e sipërmarrjeve italiane që veprojnë në tregun shqiptar duke dhënë një kontribut në rritjen e punësimit. Italia është furnitori i parë i Shqipërisë dhe kjo na bën shumë krenar.

Përfundimet e konferencës mbi klimën në Glasgow konfirmojnë se bashkëpunimit duhet t’i japim rëndësi në rrafsh kombëtar dhe evropian. Italia dhe Shqipëria mund të kenë rol udhëheqës në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për zhvillimin ekonomik të lancuar nga Komisioni Europian.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme