Dialogu strategjik SHBA-Shqipëri, Xhaçka: Thellon marrëdhëniet tona në fushën e sigurisë dhe energjisë

Politikë | 4 vite më parë

Në Washington DC është zhvilluar dialogu strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku dy delegacionet kanë diskutuar në çështjet më të rëndësishme për të dyja qeveritë që nga siguria kibernetike, thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, ndihma e dhënë ndaj Ukrainë etj.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cila është kryesuese e delegacionit shqiptar ka zhvilluar takime me personalitetet më të larta të Departamentit të Shtetit, ku i pranishëm ka qenë dhe zv.ndihmës sekretar i Shtetit, Gabriel Escobar dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

“Ditë intensive gjatë dialogut strategjik Shqipëri-SHBA që ripohon dhe thellon marrëdhëniet tona dypalëshe. Diskutimet mbi mbështetjen për Ukrainën,  thellimin e partneritetin tonë të sigurisë,  bashkëpunimin në sigurinë kibernetike, thellimi i lidhjeve transatlantike, avancimi i rrugëtimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe ndryshimet klimatike”, shkruan Xhaçka në twitter.

Dialogu strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes kibernetike, energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme