Diaspora me një tekst të përbashkët mësimor

Sociale | 5 vite më parë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë qenë pjesë e konferencës prezantuese të e librit fitues “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I. Ai është fryt i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Gjatë kësaj konference, të organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, është caktuar edhe  kalendari i punës së Komisionit të Përbashkët për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, për fazën e dytë.

Kushi theksoi se “diaspora shqiptare është një pasuri shumë e madhe për mbarë kombin shqiptar, prandaj është në interesin tonë të përbashkët që ta mbështesim gjithnjë e më shumë mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetin tonë kombëtar tek diaspora, e sidomos tek fëmijët e tyre”.

Ministrja Nagavci tha se përgatitja e këtij teksti është dëshmia më e mirë që bashkërendimi mund të krijojë gjëra me vlerë. Ajo theksoi se me angazhimin e mëtejshëm të dy shteteve do të punohet në hartimin e teksteve mësimore për nivelet tjera të mësimit shqip në diasporë.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe anëtarë të Komisionit të përbashkët Shqipëri-Kosovë për miratimin e teksteve mësimore për diasporën. (Sipas ATSH)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme