Diego Costa sulmon Conte: Më i keqi nga ana njerëzore, ndoshta ngaqë nuk bën seks!

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Diego Costa rihap debatin me trajnerin Antonio Conte dhe e bën me fjalë të forta. I ftuar në podcast-in e ish-shokut të skuadrës te Chelsea, John Obi Mikel, sulmuesi e ka sulmuar hapur figurën e trajnerit të Napolit, duke ndarë aftësitë teknike me ato njerëzore.

“Si njeri është trajneri më i keq që mund të kesh. Mendon se di gjithçka ai. Është gjithmonë i nervozuar, gjjithmonë i vrenjtur në fytyrë”, – ka deklaruar Costa, duke shtuar më pas edhe një fjali shumë ngacmuese: “Ndoshta është një njeri kaq i hidhur, ngaqë nuk bën seks në shtëpi”.

Sipas lojtarit braziliano-spanjoll, atmosfera e keqe me trajnerin Conte ishte në gjithë dhomën e zhveshjes te Chelsea: “Nuk është kënaqësi të stërvitesh me të. Lojtarët donin që unë të kthehesha, por askush nuk e vlerësonte trajnerin dhe për këtë arsye nuk zgjati shumë”.

Përplasja mes të dyve ka nisur në 2017-ën, pas fitimit të Premier League, kur Conte e largoi sulmuesin me një sms (Nuk je më pjesë e projektit). Më pas pati një mundje dore mes tyre dhe Costa u kthye tek Atletico Madrid.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme