Digat, studim parafizibiliteti për 431 rezervuare

Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet e para në botë për numrin e digave në raport me sipërfaqen dhe numrin e banorëve.
Në vend numërohen rreth 626 rezervuare e liqene. Një pjesë përdoren për prodhimin e energjisë elektrike dhe pjesa tjetër për qëllime ujitje në bujqësi.
Në vite në bashkëpunim me Bankën Botërore janë bërë investime në digat e hidrocentraleve të mëdha, ndërsa për rezervuarët e vegjël të bujqësisë pritet të nisë një studim parafizibiliteti.
Burime nga ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëjnë me dije se rreth 431 diga do t’i nënshtrohen këtij studimi lidhur me nevojën e ndërhyrjes për rehabilimin e tyre.
Shuma e vendosur në dispozicion të këtij studimi është 1.6 milionë euro.
Ai do të trajtojë problematikat e vjetërsisë dhe amortizimit që paraqesin digat e rezervuarëve, që jo pak herë janë bërë shkak për përmbytje.
Numri i lartë i digave konsiderohet si një aset i Shqipërisë gjatë periudhës së reshjeve të pakta, por paralelisht edhe një rrezik në rastet e reshjeve të shumta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




