Digjet gjatë natës mjeti luksoz në Pogradec, policia dhe zjarrfikësit shmangin përhapjen e flakëve (FOTO)

Aktualitet | 8 muaj më parë

Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, teksa sipas informacionit nga Shërbimi Zjarrfikës, njoftimi është bërë rreth orës 02:50 të mëngjesit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe izolimin e zonës për të shmangur përhapjen e zjarrit.

Gjithashtu, në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe pritet që të njoftojë në një deklaratë zyrtare nëse është zjarr aksidental apo i qëllimshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme