‘Digjet’ raundi i tretë i votimit për president, Ligjet miratojnë raportin

Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e orën 09:00 ka votuar raportin që do t’i dorëzohet Kuvendit që do të mblidhet në orën 10:00, pa asnjë kandidaturë nga ana e deputetëve. Opozita kishte afat deri në 29 maj për të depozituar në Kuvend kandidaturat, por nuk doli me asnjë emër për presidentin e ri, duke ‘djegur’ kështu edhe raundin e tretë të votimit.
“Më 24 maj u mblodh Konferenca e Kryetarëve, e cila caktoi datën 30 ora 10:00 për për zhvillimin e raundit të tretë për presidentin e Republikës. Komisioni i Ligjeve u mblodh në orën 09:00 për shqyrtimin e kandidaturave të depozituara në Kuvend. Asnjë kandidaturë nuk u depozitua në Kuvend dhe në këto kushte Komisioni i Ligjeve i paraqet seancës plenare raportin me qëllim përmbylljen e procedurave për votimin e raundit të tretë për presidentin e ri”, tha deputeti Eduard Ndreca.
Në mbledhjen e 24 majit të Konfenrencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se opozita kishte në dorë 3 raundet e para për propozim emrash, pasi raundin e katërt dhe të pestë mazhoranca ajo që do të propozonte kandidaturat e saj, të cilat më pas do t’i kalojë në votim. Në raundin e parë, të dytë dhe të tretë, kërkohej një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në raundin e kartërt dhe të pestë, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




