Diplomati Gjoka: Lufta në Ukrainë nxiti procesin e hapjes së negociatave

Politikë | 2 vite më parë

I ftuar në emisionin “3D”, diplomati Sokol Gjoka u shpreh se lufta në Ukrainë sipas tij nxiti procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë drejt BE-së. Diplomati vlerësoi meritat e Shqipërisë në arritjen e kësaj faze ndërsa sugjeroi që nga tani punët të ecin me intensitet më të lartë.

“Sot ka qenë një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë, për procesin e integrimit Europian sepse është një përpjekje me dekata që ka shprehur vullnetin politik për të qenë pjesë e BE-së. Historia e BE ka pikë kthesat e veta. Fillimisht është krijuar më vende të vogla e më pas me vende që përveçse kontributeve, frymës së re, kanë shënuar edhe disa problematika. Ndaj BE është disi i rezervuar. Këtu kemi para sysh edhe reformën që mori BE me iniciativë të Makron ku procesi i zgjerimit u bllokua fare. Është e vërtet ajo se duhet konsideruar se edhe lufta në Ukrainë është një faktor që e nxiti procesin. Normal që Shqipëria ka mërita e saj pasi nuk të sjell njeri në këtë fazë, por kjo punë duhet të ecë me intensitet shumë më të lartë dhe monitorimi do të jetë i madh nga tani”, tha Gjoka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme