Diplomohen studentët e Fakultetit të Bujqësisë

Mbi 1500 studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës u diplomuan në një ceremoni madhështore në ambientet e UBT. Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca nën kujtimet e saj, gati 21 vite më parë, inkurajoi studentët të njohin, eksplorojnë dhe duan terrenin shqiptar të bujqësisë.
Krifca iu tha studentëve se Ministria e Bujqësisë mbetet një mundësi e hapur punësimi për ta. Krifca tha për studentët se bujqësia është në një rrugë të mbarë zhvillimi, ndërsa shtoi se bashkëpunimi i akademisë me Politikat publik është një binom i suksesshëm. Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, në fjalën e tij uroi studentët për diplomimin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




