Disa ditë para protestës së 6 dhjetori, Berisha dhe Meta takim në selinë e PD

Kreu i PD-së, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, po zhvillojnë një takim këtë të mërkurë. Takimi po mbahet në selinë blu, teksa nuk bëhen me dije detaje nga bisedimet e zhvilluara mes dy aleatëve.
Berisha dhe Meta po takohen 2 javë para mbajtjes së protestës së paralajmëruar prej tyre më 6 dhjetor, ditë që përkon me mbajtjen në Tiranë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Kjo është kritikuar jo pak nga maxhoranca, që e kanë cilësuar mbajtjen e protestës në këtë datë si “turp” dhe një veprim kundër BE.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




