Dita e Fitores, Putin sulmon NATO-n: Kërcënim serioz për kufijtë tanë

Me sulme ndaj NATO-s dhe Perëndimit e ka nisur fjalimin e tij në paradën vjetore të Ditës së Fitores të Rusisë në Moskë Vladimir Putin, teksa e gjithë bota i ka drejtuar sytë nga Rusia duke pritur për mesazhe të rëndësishme që mund të dalin sot.
Presidentin rus tha se NATO përbën kërcënim serioz për kufijtë e Rusisë dhe se ndërhyrja ushtarake e tyre në Ukrainë ishte e nevojshme.
“NATO krijoi një kërcënim serioz për kufijtë tanë, ndërhyrja ishte parandaluese. Rusia i dha një kundërvajtje parandaluese agresionit, ishte një vendim i detyruar dhe sovran. Tmerri i luftës globale nuk duhet të përsëritet”, u shpreh ai.
Sipas Putin, Perëndimi kishte përgatitur në fund të vitit të kaluar një sulm në Donbas dhe Krime.
“Perëndimi po përgatitej për pushtimin e territoreve tona. Nga Kievi kishte kërkesa për armë bërthamore”, ka deklaruar Putin.
Teksa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë është tensionuar edhe më tej, Putin akuzon Perëndimin se janë ata që nuk dëshirojnë të dëgjojnë propozimet e Moskës për dialog.
“Vendet e NATO-s nuk donin të na dëgjonin. Ata kishin plane shumë të ndryshme dhe ne mund ta shihnim këtë”, tha lideri rus.
/ rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




