Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj: Trashëgimia e saj është një dritë udhëheqëse për të gjithë ne

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
“Sot, më 5 Shtator, përkujtojmë Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, një emër që simbolizon dhembshurinë dhe altruizmin. Trashëgimia e saj është një dritë udhëheqëse për të gjithë ne”, shkruan Veliaj.
Misionarja shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu për më shumë se 45 vjet u shërbeu të varfërve, të sëmurëve dhe jetimëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




