Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu në verilindje

Aktualitet | 2 vite më parë

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme atlantike, duke mbajtur mot me reshje shiu dhe stuhi lokale.

E Enjte, 23 Maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu me stuhi lokale pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      12/23°C
  • Zonat e ulëta       16/26°C
  • Zonat bregdetare 18/26°C

Kosova për datën 23 maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C–12°C në mëngjes deri në 19°C–23°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte, 24 maj 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe reshje shiu lokale në skajet verirorë. Era do të fryjë me drejtim veriperendim (NW) me shpejtësi 8–15 msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3–4 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      8/22°C
  • Zonat e ulëta       10/26°C
  • Zonat bregdetare 12/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme