Dita e Verës në Ersekë – Traditë, gatime dhe atmosferë festive në sheshin e qytetit
Për të shtatin vit radhazi, qyteti i Ersekës ka festuar Ditën e Verës me një organizim të veçantë dhe një atmosferë plot gjallëri.
Qytetarë, grupe artistike dhe amvisa kolonjare u bënë pjesë e festës, duke e kthyer sheshin e qytetit në një hapësirë me ngjyra, traditë dhe muzikë. Një nga elementët më të veçantë janë gatimet tradicionale që amvisat sjellin për vizitorët, duke prezantuar shijet karakteristike të Kolonjës.
Sipas kryetarit të Bashkisë Kolonjë, aktivitetet e organizuara për këtë festë i japin gjallëri dhe atmosferë festive sheshit “Rilindja”, duke bashkuar banorët dhe vizitorët.
“Dita e verës në Kolonjë nuk është një festë që buron si rit pagan e festuar ndër shekuj”, u shpreh Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë.
Ndërkohë, Dita e Verës është festuar edhe në qytete dhe fshatra të tjera të juglindjes së vendit, ku banorët kanë ruajtur traditat që lidhen me këtë festë.
Gazetare Xhensila Lazi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



