Dita ndërkombëtare e Romëve

Rajon | 5 vite më parë

8 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Romëve, një ditë për të festuar e respektuar kulturën, trashëgiminë dhe arritjet e romëve. Rrugëtimi i romëve është i shenjuar nga padrejtësitë, por është është njëkohësisht edhe një histori e mbrujtur me momente lumturie, krenarie dhe kënaqësie. Pavarësisht sfidave me të cilat përballen, romët vazhdojnë të ecin përpara duke ruajtur e zhvilluar kulturën dhe traditat e tyre.

Duke qenë se kjo ditë ofron një mundësi për organizatat dhe individët romë për të rritur ndërgjegjësimin për ta, ekipi i Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për Integrimin e Romëve organizoi aktivitete të ndyshme për të festuar këtë ditë të rëndësishme, duke filluar me video premierën për znj. Miroslava Živanovic, një grua e talentuar rome.

Pas më shumë se 20 vitesh si estetiste, zonja Živanović filloi prodhimin e saj të produkteve natyrale, organike për kujdesin e lëkurës dhe trupit – Krasula. “Gjatë viteve, kam pasur mundësinë të dëgjoj me kujdes nevojat e klientëve të mi. Kur filloi pandemia, vendosa të filloja të prodhoja produktet e mia natyrale, për lëkurën dhe trupin. Miqtë dhe të afërmit e mi i pëlqyen shumë ato, kështu që unë fillova t’i shes. Të gjitha produktet e mia janë të regjistruara dhe verifikuara në laboratorë dhe jam veçanërisht krenare për produktin tim të fundit, balsam për kujdesin e putrave të kafshëve shtëpiake, i cili më krijoi mundësi të reja në industrinë e kujdesit për kafshët shtëpiake”, tha zonja Živanović.

Aktiviteti “Kultura si frymëzim” i organizuar në bashkëpunim me Institutin Evropian të Romëve për Artin dhe Kulturën në Serbi (ERIAC Serbia) dhe lëvizjen qytetare Opre Roma Serbia, u mbajt në hapësirën e Galerisë ERIAC Serbia në Beograd. Gjatë aktivitetit, një panel diskutimi iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me rolin e artit dhe kulturës në lëvizjen rome, për mënyrat në të cilat artistët romë mund të jenë edhe më të angazhuar e më të prezantuar me talentin dhe aftësitë e tyre krijuese.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme