”Divani Lunxhot” – Mbi 150 artistë popullorë përcollën folklorin shqiptar

Kulturë | 2 vite më parë

Dhoksati, fshati i njohur si ballkoni i Lunxhërisë gjëmoi për dy netë nga këngët dhe vallet tradicionale shqiptare. Mbi 150 artistë nga zona të ndryshme të vendit u ngjitën në skenën e festivalit folklorik “Divani Lunxhot” me numra të përzgjedhur nga repertori i tyre.

“Jemi një grup i vjetër dhe kemi marrë pjesë në çdo festival në Gjirokastër. Kemi tabanin popullor dhe jo të huazuar”, tha Vilson Gjini, grupi popullor i Lazaratit

“Kemi një vit që jemi krijuar dhe kemi marrë pjesë në shumë evenimente të tilla”, tha Klajdi Karavidha, Grupi I Këngëve Dhe Valleve Shkolla “Avni Rustemi”.

“Divani lunxhot”, një festival shumëplanësh i traditës dhe përcjell traditat e bukura të folkut shqiptar, pa lënë pas dhe veshjet popullore nga zonat e ndryshme, një pasuri e vyer e Shqipërisë, e cila falë aktiviteteve të tilla, po përçohet ndër breza.

“Kostumi që kam veshur ka 58 vite në trupin tim. Është kostum tradicional i Mallakastrës”, u shpreh Guri Rokaj, Grupi “Gjergj Arjaniti” Mallakastër.

“Divani Lunxhot  është kthyer në një veprimtari kulturore të konsoliduar të folkut dhe traditës. Gjatë 1 dekadë është mbështetur nga Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Bashkia Gjirokastër dhe Këshilli i qarkut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme