Divjaka, qendra e turizmit të vrojtimit të shpendëve

Ekonomi | 5 vite më parë
 

Turizmi i vrojtimit të shpendëve të egra në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta përherë e më shumë po tërheq vizitorë të apasionuar pas tij.

Ky lloj turizmi është një mundësi e mirë për të afruar njerëzit me shpendët dhe për t’u treguar atyre se çfarë tiparesh dhe vlerash ka secili shpend.

Të pajisur me dylbi dhe teleskopë, grupi i të pasionuarve pas shpendëve synon të tregojë se entuziazmi për zogjtë duhet të shërbejë për mbrojtjen e tyre.

Divjaka sot është një nga parqet natyrore më të vizituara të vendit për turizmin detar, natyror, të peizazhit, atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë dhe të historisë. Me një kullë panoramike, varka për të shëtitur vijën ujore përgjatë gjithë parkut, pyllin e gjelbëruar dhe me larmishmërinë e shpendëve, janë disa nga aventurat që nuk duhen humbur kur viziton këtë park të rijetësuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme