Djegia e plehrave në Vlorë, vetëm një vatër aktive në fushën e grumbullimit të mbetjeve

Zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është lokalizuar duke mbetur aktive sot pjesa qendrore. Mjetet e ushtrisë, zjarrfikëset nga Vlora dhe Fieri, forcat vendore dhe subjekte private kanë punuar gjatë këtyre ditëve duke hedhur material inerte dhe dhera në vatrat e zjarrit, parë si mënyra më efikase për shuarjen e tyre.
Aksioni për shuarjen e zjarrit ka hasur në vështirësi jo vetëm sa i takon tymit toksit të çliruar, por për shkak të mbetjeve të tilla si bombolat e gazit të gjendura, por situata është arritur të menaxhohet.
Dyshimet janë për zjarr të qëllimshëm, për shkak se kanë qenë disa vatra zjarri aktive njëkohësisht, por do të jenë hetimet e policisë dhe Prokurorisë Vlorë që të thellohen më shumë.
Kujtojmë se zjarri vitin e kaluar në këtë pikë të grumbullimit të mbetjeve zgjati për më shumë se 2 javë. Fusha e grumbullimit të mbetjeve së fundmi i ka kaluar nën administrim ministrisë së mjedisit, dhe pritet të nisë nga puna landfilli i Vlorës.
Zjarri mori përmasa të mëdha në të gjithë hapësirën e mbeturinave, ndërsa në këtë të dielë hyri në ditën e katërt.
Gazetare RTSH, Vlorë: Afrovita Hysa
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




