Djokovic kryeson renditjen botërore

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Novak Djokovic vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes botërore. Tenisti serb me 7595 pikë kryeson klasifikimin për meshkuj në ATP, duke lënë pas Carlos Alcaraz dhe Danil Medvedev, dy ndjekësit më të afërt të tij. Spanjolli është në vendin e dytë me 7175 pikë, ndërsa rusi në të tretin me 5845 pikë.

Në 10 më të mirët e tenisit botëror janë edhe emra të tillë si: Casper Ruud, Stefanos Tsisipas, Andrey Rublev, Taylor Fritz e Janik Siner. Mungesa për shkak dëmtimi, e ka pozicionuar tenistin italian, Mateo Beretini në vendin e 21-të me 1082 pikë. Pasi ka humbur 2.000 pikë, të cilat nuk arriti t’i mbrojë me pjesëmarrjen në Roland Garros, Rafael Nadal ka dalë nga renditja e 100 më të mirëve në renditjen ATP.

Aktualisht ai mban vendin e 134 me 445 pikë. Tenisti spanjoll nuk ka qenë në këtë pozicion prej 20 vitesh. Në 14 prill 2003, atëherë Rafa ishte vetëm 17 vjeç dhe ka qenë i 109 në botë. Dëmtimet, të cilat e detyruan të kryejë disa ndërhyrje kirurgjikale ia kanë mohuar pjesëmarrjen në disa turne, tenistit spanjoll, gjë ka sjellë edhe humbjen e shumë pikëve të rëndësishme. End nuk dihet një datë e saktë për rikthimin e tij në pistë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme