“Do ishte mrekulli”, herbalisti shpjegon arsyen pse vaji i gjembit të gomarit është i nevojshëm

Aktualitet | 2 vite më parë

Ditët e fundit në disa mediet në vend është ngritur alarmi se vaji i gjembaçit po shitet si vaj luledielli dhe po dëmton shëndetin e shqiptarëve. Por për herbalistin Irfan Gjeçi po bëhet një abuzim me emrin pasi ai që po shitet nuk është vaj gjembaçi.

Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, herbalisti tha se vaji i gjembit të gomarit është një vaj kurues për kancerin e mëlçisë dhe pankreasit dhe se ka një kosto tepër të lartë dhe nuk është ai që po aludohet nga mediet.

“Ka një keqkuptim me emrin kemi gjembin e gomarit dhe lufton kancerin, pastron mëlçinë dhe pankreasin dhe gjembaçi ka një kosto të lartë ku 1 litër shkon në 200-300 euro. Keqkuptimi me emrin dëmton shumë njerëz që duhet ta përdorin për të luftuar kancerin e mëlçisë dhe ky është një dëm që bëhet. Ata që kanë shkruar nuk e dinë se kush është gjembaçi dhe gjembi i gomarit. Ajo që po flitet nuk ka të bëjë fare me vajrat këtu. Nëse do futej do ishte një mrekulli dhe do i kishte bërë një shërbim popullit”, tha herbalisti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme