Doganat tejkalojnë planin për 5-mujorin

Ekonomi | 2 vite më parë

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se gjatë 5 muajve të parë të këtij viti të ardhurat shënuan rritje me 6.6 %, ose 5.6 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vlerë ato llogariten 89.8 miliardë lekë nga janari në maj me një realizim në masën 100.2 % të planit të parashikuar.

Treguesi më domethënës për kërkesën e brendshme dhe performancën janë të ardhurat nga mallrat e akcizës që kanë kontributin kryesor në të ardhurat doganore.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë rritje të konsumit të produkteve të akcizës.

Referuar të dhënave gjatë periudhës janar-maj u zhdoganuan 20 mijë tonë karburante, 47 tonë cigare, 150 tonë kafe dhe 220 tonë birrë më shumë se 5 mujori vitit të kaluar.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme