Dok Rivërs në Miluoki, zyrtarizimi çështje kohe

Dok Rivërs do të jetë trajneri i ri i Bucks. Ekipi i Miluokit ka vendosur që të zëvendësojë Adrian Grifin, i cili po bënte mjaft mirë këtë sezon me 30 fitore dhe 13 humbje, me ish-trajnerin e Filadelfias.
Rivërs, i cili ka një karrierë gati 24-vjeçare si trajner, u shkarkua nga 76ers në majin e vitit të kaluar për shkak se skuadra në fjalë u eleminua shumë shpejt në fazën “play-off”.
Deri më tani Rivërs ka drejtuar katër skuadra të NBA duke arritur 1097 fitore dhe 763 humbje në sezonin e rregullt ndërsa 111 fitore dhe 104 humbje është bilanci i tij si trajner me ekipet gjatë fazës “play-off”.
Si lojtar Rivërs ka luajtur plot 14 vite me ekipe si Atlanta Hauks, Los Anxhelos Clippers, Nju Jork Knicks dhe San Antonio Spurs. Au u tërhoq nga basketbolli i luajtur në 1996. Në 864 ndeshje të luajtura (605 si titullar), Rivërs ka shënuar mesatarisht 10.9 pikë, ka dhënë 5.7 asists dhe ka fituar 3 ribaund për ndeshje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




