Doktorët indianë japin alarmin: Varianti Delta shkakton gangrenë dhe shurdhim

Botë | 5 vite më parë

Doktorët indianë kanë dhënë alarmin mbi variantin e ri të koronavirusit. Ata thonë se varianti që quhet Delta jep gangrenë dhe shurdhim.

Sipas shkencëtarëve, varianti i ri duket të jetë më infektuesi i zbuluar deri tani dhe mesa duket, edhe më i rrezikshmi.

Përveç simptomave të zakonshme të Covid-19, disa doktorë në Indi thonë se po vërejnë një rritje të pacientëve që shtrohen në spital me humbje dëgjimi ose gangrenë të shkaktuar nga mpiksja e gjakut.

“Vitin e kaluar, kam parë 3-4 raste gjatë gjithë vitit me gangrenë ose humbje dëgjimi, por tani po shikoj të paktën një rast në javë”, tha Dr. Ganesh Manudhane.

Në Shqipëri nuk ka ende persona të konfirmuar me mutacionin indian të Covid-19, por nuk mungojnë rastet e dyshuara. Ditët e fundit në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik janë kryer analiza tek personat e dyshuar, por kanë rezultuar negative./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme