Dokumentet identifikuese, Kosova dhe Serbia arrijnë kompromisin, Borrel: Ne kemi një marrëveshje!

Kosova dhe Serbia duket se kanë arritur një marrëveshje, sa i përket dokumenteve identifikuese. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, i cili, nëpërmjet një një postimi në Twitter, shkruan se Kosova dhe Serbia ranë dakord që Serbia të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës, dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe.
“Ne kemi një marrëveshje. Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i urojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre”, shkruan Borell në Twitter. /rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




