Donacione për të prekurit nga tërmeti në Turqi e Siri, Leko Krekas, pensionisti që jep mesazhe përmes bamirësisë

Katastrofa natyrore që preku Turqinë dhe Sirinë një javë më parë duke marrë dhjetëra mijëra jetë njerëzish, ka prekur ndjenjat humanitare të 69 vjeçarit nga fshati Tudas, i njësisë administrative Lekas, në bashkinë e Korçës.
Leko Krekas, ka vendosur që të gjithë pensionin mujor ta konvertojë në pako ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi. Ai tregon se pavarësisht se ndihma e tij është modeste kërkon që tu gjendet pranë familjeve që përjetuan këtë dramë njerëzore.
Ky akt humanitar i cili vjen edhe si një mesazh sensibilizues që në momente të veshtira si këto duhet të jemi të gjithë bashkë.
Më tej 69 vjeçari nuk ka nguruar të bëjë një thirrje për klasën politike, bizeset e ndryshme që operojnë në vend, por edhe për qytetarët që të kontribuojnë sadopak për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje.
RTSH Korça do të kujdeset që pakot me ushqime dhe veshmbathje dhuratë nga 69 vjeçari të shkojnë pranë një fondacioni bamirësie në kryeqytet, i cili do të bëjë të mundur dërgimin e tyre në vendet e prekura nga kjo katastrofë natyrore.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




