Dorëheqja e Bashës, BE: Presim që lidershipi i ri të vazhdojë të mbështesë integrimin

Politikë | 5 vite më parë

Pas vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr nga drejtimi i PD, BE pret që lidershipi i ri të luajë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE.

“Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për largimin nga drejtimi i PD. Si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që e mban qeverinë përgjegjëse dhe nën kontroll. Ne presim që lidershipi i ri të luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor i veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në reagim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme