Dorëhiqet nga drejtimi i LSI-së, Monika Kryemadhi

Monika Kryemdhi jep dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vendimi është marrë në Konventën e kësaj force politike. Ilir Meta merr drejtimin.
Deklarimi i Komitetit Organizator
“Ndryshimet e Statutit tashmë janë fuqi. Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë
Votim
I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra:
Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.
Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve.
Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho.
Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




