Dortmund huazon talentin e radhës nga Anglia

Gjermani | 3 vite më parë

Në vitet e fundit Borusia e Dortmundit është kthyer në një klub, i cili promovon lojtarë, të cilët nuk gjejnë hapësira në klubet respektive. Më i fundit në këtë listë është Ian Matsen.

21-vjeçari nga Vlardingen ka qenë lojtar fiks i ekipeve zinxhirë të Holandës, por ende nuk ka debutuar me ekipin e parë. Ndërsa në nivel klubesh këtë sezon ka gjetur shumë pak hapësira me ekipin e Çelsit ku është aktivizuar vetëm 376 minuta.

Në Dortmund, Matsen do ketë një mundësi të artë. Në krahun e majtë të mbrojtjes Dortmundi ka një problem pasi Rami Bensebaini ka udhëtuar në Afrikë ku do të jetë pjesë e Kupës së Komebeve me Algjerinë. Në atë pozicion Dortmundi ka aktivizuar edhe Julian Ryerson, për të cilin ekipi ka nevojë edhe në krahun e kundërt. Ndërsa paraqitjet e Marius Volf nuk kanë qenë sipas pritshmërive të klubit.

Në akordin mes klubeve mësohet se për lojtarin me origjinë nga Surinami, Dortmundi ka arritur që të sigurojë të drejtën e blerjes me një çmim preferencial. Çelsi rinovoi me lojtarin deri në 2026-ën, ndërsa Dortmund ka përparësi në merkato nëse klubi londinez do të privohej nga shërbimet e tij verën e ardhshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme