Dortmundi bën “poker”, humbja e parë për Heidenheim

Gjermani | 2 vite më parë

Java e 3-të e Bundesligës e bën Borussia Dortmundin të buzëqeshë, duke mbetur e pamposhtur dhe përkohësisht në krye të tabelës me 7 pikë, në pritje të përgjigjes nga Bayern dhe RB Leipzig. Verdhezinjtë bënë që Ëestfalenstadion të gëzohej me fitoren 4-2 ndaj ish-liderëve Heidenheim, e cila u dorëzua që në pjesën e parë.

Verdhezinjtë zhbllokuan sfidën me Malen (11′), më pas një super Adeyemi (17′, 41′) e bëri gjithçka më të lehtë, ndërsa Emre Can (92′) mbylli gjithçka. Golat e Pieringer (39′) dhe Breunig (75′), të cilët rihapën ndeshjen në momente të caktuara, nuk mundën të shmangnin humbjen për Heidenheim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme