Dortmundi i përgjigjet Bajernit dhe rikthehet në -1

Në të vetmen ndeshje të së dielës të javës së 31-të të Bundesligës, një Borussia Dortmund e egër mposhti 6-0 Wolfsburgun, duke u rikthyer në -1 nga lideri Bayern, i cili fitoi dje në Bremen. Ndeshje pa histori, me gola të shpërndarë në mënyrë perfekte mes dy pjesëve. Në të parën, djemtë e Terzic e mbyllin ndeshjen me golat e Adeyemi në minutën e 14-të, Haller në minutën e 28-të dhe Malen në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë, një-dy e Bellingham, që realizoi golin e parë në minutën e 54-të dhe Adeyemi në minutën e 59-të kompletoi dopietën. Në minutën e 65-të Adeyemi më pas kishte shansin për të shënuar një triplet, por gaboi nga pika e bardhë. Në minutën e 86-të u kompletua edhe dopieta e Bellingham, i cili firmosi finalen 6-0.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




