Dortmundi në vend të parë, +2 nga Bajerni

Gjermani | 3 vite më parë

Borussia Dortmund nuk e humb mundësinë pas asistimit të dhënë nga Bayerni duke u rikthyer në krye të Bundesligës. Fitorja 3-0 ndaj Augsburgut ishte vendimtare, firmosur nga Haller (dopietë) dhe Brandt, për të shkuar në +2 ndaj rivalëve të tyre. Pas një faze fillestare studimi, rasti i parë erdhi në minutën e 20-të, kur Koubek bëri një mrekulli të vërtetë për të larguar nga rrjeta goditjen e Haller. Vendasit u përgjigjën me Demirovic dhe Koubek i shpëton në disa raste, deri në pikën e kthesës: Uduokhai(Augsburg) kryen një faull si lojtari i fundit dhe përjashtohet pas rishikimit me VAR në minutën e 39-të.

Dortmundi u përpoq të përfitonte menjëherë, por Süle goditi shtyllën dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 0-0. Në pjesën e dytë presioni verdhezi ishte i madh. Goli mbërriti në minutën e 59-të dhe mban firmën e Haller, i cili përfitoi nga gabimi i mbrojtjes për të mposhtur. Portieri e shleu veten disa minuta më vonë, duke shmangur golin e mundshëm të Adeyemi. Në finale Dortmund shtyn në kërkim të goditjes finale, por Koubek shpëton portën në dy raste, i cili megjithatë nuk mund të bëjë asgjë në goditjen e Haller në minutën e 84-të.

Ka vend edhe për golin e tretë, i nënshkruar në rikuperim nga Brandt (93′). Dortmund fiton 3-0 dhe rikthehet në krye të Bundesligës me 70 pikë, +2 ndaj Bayernit. Verdhezinjve do t’u mjaftojë të mposhtin Mainzin ditën e fundit (të shtunë) për të qenë të sigurt për titullin e nëntë, ndërsa Augsburgu rrezikon: vetëm dy pikë larg të tretit nga fundi.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme