‘Dosja I.M.’/ Meta publikon foton: Ishte Rama karikaturisti i shkrimeve propagandistike të Sigurimit

Politikë | 4 vite më parë

Ndërkohë që emri i tij përmendet nga Autoriteti i Dosjeve si ish sigurims, Ilir Meta ka postuar një foto ku në fakt ai akuzon Edi Rama si të lidhur me Partinë e Punës për të përhapur propagandat kushtuar Sigurimit dhe Spiunazhit.

Meta ka publikuar një foto nga revista ‘Në shërbim të popullit’ të vitit 1983 ku një nga karikaturat sipas ish presidentit mban autorësinë e kryeministrit Edi Rama.

“Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit. Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve.

Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar. Në foto(Karikatura e Edi Ramës në revistën “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983)”, shkruan Meta.

 

 

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit bëri me dije se një personazh me profil të lartë publik me iniciale I.M rezultonte të ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, ndërsa RTSH zbardhi letrën dhe vendimin e Autoritetit drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku përmendet emri i Ilir Metës. Ky i fundit reagoi duke theksuar se dosjet janë të manipuluara dhe se nuk ka pasur kurrë lidhje me sigurimin e shtetit. Meta madje paralajmëroi se Autoriteti i Dosjeve dhe fabrikuesit e një lajmi të tillë do të mbajnë përgjegjësi penale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme