DPT: Duhet të deklarohen të ardhurat e krijuara jashtë Shqipërisë, brenda 30 qershorit

Ekonomi | 5 vite më parë

Individëve rezidentë shqiptarë, të cilët kanë realizuar të ardhura jashtë territorit të Shqipërisë dhe janë subjekt i deklarimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të ardhurave DIVA-2020, se këto të ardhura bruto dhe tatimin e paguar për to, duhet t’i raportojnë me saktësi në seksionin përkatës në këtë deklaratë, brenda datës 30 Qershor 2021. 
Kwshtu ka lajmwruar Drejtoria e Pwrgjithshme e Tatimeve.  Deklarimi në mënyrë të saktë dhe korrekte shmang penalitetet e parashikuara nga Legjislacioni tatimor në fuqi. Ndëkohë qw nga njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimve bëhet me dije se në kuadër të Shkëmbimit Automatik të Informacionit, në baza reciproke, me administratat tatimore homologe të vendeve të tjera, Administrata Tatimore Shqiptare do të marrë dhe kryqëzojë të dhënat mbi llogaritë financiare të shtetasve shqiptarë (jorezidentë) në këto shtete.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se  të gjithë individët deklarues të DIVA se deri më 30 Qershor 2021, duhet të plotësojnë vetëm periudhën tatimore 20-A, pra për vitin 2020.
Individët të cilët për arsye të ndryshme kanë krijuar deklaratën DIVA të periudhave të mëparshme tatimore, në të cilat nuk duhet të ishin deklarues dhe janë penalizuar me 5,000 lekë/për periudhë tatimore të padorëzuar në afat, me daljen e Njoftim Vlerësimit për Detyrimet Tatimore duhet të: Drejtojnë një kërkesë me shkrim brenda 30 ditëve nga dalja e këtij njoftimi. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme