DPT: Në tremujorit të dytë të 2021, stoku i rimbursimit të TVSH-së shënoi rënie me 85 %

Qeveria ka miratuar thuajse të gjitha aplikimet për rimbursim gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, duke bërë që stoku total i detyrimeve të bjerë në më pak se 17 milionë dollarë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve raporton se në fund të tremujorit të dytë të 2021, stoku i rimbursimit të TVSH-së kapi vlerën rreth 1,72 miliard lekë, duke shënuar një rënie me 85 % krahasuar me stokun në fund të tremujorit të dytë 2020 dhe një rënie me 71 % krahasuar me stokun ne fund të tremujorit paraardhes.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, janë rimbursuar gjithsej 7,80 miliard lekë.
Gjatë këtij tremujori, rreth 4,20 miliard lekë e vlerës së rimbursuar shkoi për pagesën e kësteve për tatimpaguesit e mëdhenj në listën e tatimpaguesve me këste.
Ndërsa numëri i kërkesave FIFO të miratuara dhe rimbursuara gjatë kësaj periudhe ka qënë në total 375 me vlerë rreth 3,60 miliard lekë.
Gjatë tremujorit të dytë të 2021, pranë Dretorisë së Rimbursimit të TVSH-së janë regjistruar 473 kërkësa për rimbursim (nga 420 që ishin ne tremujorin e dytë 2020) me vlerë rreth 6,2 miliard lekë, nga të cilat janë pranuar 353 kërkesa me vlerë rreth 4,7 miliard lekë dhe 120 kërkesa me vlerë rreth 1,4 miliard lekë nuk janë pranuar për mosplotësim të kritereve ligjore.
Në këtë tremujor të dytë është bërë edhe likujdimi total për tatimpaguesin Trans Adriatic Pipeline AG Albania i cili ka patur pjesën më të madhe të stokut të rimbursimit të TVSH-ë gjatë viteve të fundit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




