Drafti i PS për spiunët e sigurimit, Berisha: Nismë anti-Meta! PD pro ligjit për lustracionin

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha në një konferencë për media ka reaguar lidhur me vendimin  e qeverisë për dhënien e shtetësisë shqiptare me koncension. Berisha deklaroi se qeveria Rama ka për synim mbjelljen e drogës, amnistinë penale dhe pasaportën e artë.

“Së pari e theksoj pasaporta e artë në kushtet e shtetit ligjor funksional përdoret nga vende të ndryshme për të rritur thithjen e investimeve të huaja, por asnjëherë dhe në asnjë kohë Shqipëria nuk ishte vlerësuar si narkoshtet në atë periudhë që ju flisni, raportet e BE e vlerësonin Shqipërinë si shtet ligjor funksional. Sasia e kokainës që eksportohej nga Shqipëria në Itali në vit, nuk tejkalonte kurrë 8 deri në 12 kg, kurse heroina, rruga sipas raporteve serioze, u spostua dhe Shqipëria doli nga ajo rrugë. Pra nuk bëhej fjalë për narkoshtet në Shqipëri në atë kohë, përkundrazi ka përcaktime demokraci funksionale dhe shtet ligjor. Të gjitha raportet janë të kësaj natyre. Së dyti, Shqipëria nuk bëri dhe nuk kërkoi të bëjë amnisti fiskale penale, por civile. Dhe këto janë të dokumentuara. Është krejt tjetër kjo, kurse Rama ka një trinom, mbjelljen e drogës, amnistinë penale dhe pasaportën e artë”, tha Berisha.

Më tej pyetur për ligjin për lustracionin, Berisha tha se PD është pro tij, ndërsa theksoi se PS ka qëllime të tjera. Sipas Berishës, projektligji i Partisë Socialiste për ish-spiunët e sigurimit të shtetit, është ligj anti-Meta.

“PD gjatë periudhave të saj në pushte ka miratuar dy ligje për lustracionin. Në praktikën botërore, europiane, ligjet e dekriminalizmit janë tjetër, dhe ato të lustracionit janë tjetër. Janë kategori të ndryshme. Me ligjin e Lustacionit PD përjashtonte të gjithë bashkëpunëtorët, agjentët e sigurimit të shtetit dhe nomokralurën e lartë komuniste, u vu në funksion në 96-ën. Në vitin 2008 miratoi në parlament ligjin e Lustacionit, për hir të së vërtetës me një ligj siç ishte. kemi qenë dhe do jemi për ligjin e Lustracionit. Atë që bën PS, duket se është ligj që po ta quajmë ndryshe, ligji anti-Meta, por kjo është një gjë, e cila bazohet në një shpifje të qartë, të hedhur poshtë nga vetë autori për të cilën akuzohet. Kjo bazohet në një shpifje të qartë, të hedhur poshtë plotësisht nga ai që akuzohet, zoti Meta. Nëse PD është e gatshme që të riktheje ligjin e Lustracionit, Autoriteti i Dosjeve ekziston dhe nuk ka nevojë që të ngrihet. PD ka qenë dhe do jetë për Lustracionit. Në dijeninë time dekriminalizimi përgjegjës kryesor ka komisionin qendror të zgjedhjeve”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme