LIVE Universitatea Craiova-Egnatia 2-0

72’ – Një tjetër zëvendësim te skuadra rrogozhinase: largohet Adjesa, në fushën e lojës Montenegro.
70′ – Mora gjuan nga 25 metra, por Dajsinani ka reflekse të mira dhe eviton rrezikun.
60′ – Trajneri Dede bën 3 zëvendësime, largohen Loukili, Jaime dhe Ajeti. Në fushën e lojës, Smajli, Aljev dhe Beqja.
50’ – Cicaldau godet rrezikshëm, por Dajsinani tregohet i saktë me ndërhyrjen e tij.
Nis pjesa e dytë…
Mbyllet pjesa e parë në “Ion Oblemenco”, Universitatea Craiova në avantazh 2-0 përballë Egnatias me golat e shënuar nga Cicâldău 24’, Bancu 32’.
45’+2 – Një gabim i Bitrit i jep mundësinë sulmuesit Al Hamlawi të shfaqet i vetëm përballë Dajsinanit, i cili e ndal me këmbë topin e goditur nga sulmuesi i skuadrës rumune.
45’+1 – Albanese provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, por pa arritur të gjejë kuadratin.
39’ – Adjesa shfaqet rrezikshëm në zonën e rumunëve, por mbrojtja ka evituar rrezikun duke dërguar topin në goditje këndi.
32’ – Universitatea shënon dhe golin e dytë me një gjuajtje nga distanca të Bancu.
28’ – Presion i skuadrës rumune, Cicaldao shfaqet përsëri rrezikshë, por Dajsinani tregohet i vëmendshëm.
24’ – Rumunët arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Cicaldau, ku u desh dhe ndërhyrja e VAR për të konfirmuar golin.
17’ – Loukili provon me një goditje nga distanca, por për portierin Popesku është e lehtë.
15’ – Egnatia ndërton një tjetër aksion me kombinime të sakta, por finalizimi i Fernandos nuk është i duhuri.
13’ – Një largim i dobët i mbrojtjes rrogozhinasve i jep mundësinë Baiaram të rrezikojë, por goditja e tij është e gabuar.
10’ – Albanese bën gjithçka në zonën e rumunëve, por vonohet duke i dhënë mundësi kundërshtarit të zbresë në një kundërsulm të rrezikshëm, por goditja e kapitenit Bancu është e gabuar.
2’ – Egnatia jep sinjalin e parë, Adjesa shfaqet rrezikshëm pas një sulmi nga e djathta, por e ka të pamundur të devijojë si duhet topin në drejtim të portës së rumunëve.
Ka nisur sfida në stadiumin “Ion Oblemenco” (Craiova) mes Universitatea Craiova dhe Egnatias, e vlefshme për raundin e tretë të grupit në Conference League.
UNIVERSITATEA CRAIOVA-EGNATIA 2-0
Shënues: Cicâldău 24’, Bancu 32’


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




