Drejt përfundimit pediatria e re në spitalin e Elbasanit, Rama publikon pamje

Pediatria e re e spitalit të Elbasanit, pritet të finalizohet së shpejti. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, e cili ka publikuar pamje nga kantieri, ku punimet po ecin me ritme të larta.
“Mirëmëngjes dhe me pediatrinë e re të Elbasanit që është drejt përfundimit, një tjetër shembull i vizionit tonë për shëndetësinë që duam, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Pediatria e Spitalit të Elbasanit përfundon rikonstruksionin dhe pajisjet me buxhetin e shëndetësisë 2022, ndërkohë që vijojnë te finalizohen një sërë investimesh në sektor si: përfundimi i fazës së parë të ndërtimit dhe pajisjes me aparatura mjekësore të teknologjisë së avancuar të Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT si edhe rikonstruksioni dhe zgjerimi i Spitalit të Pediatrisë në QSUT.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




