Dreka e Krishtlindjes, ritet tradicionale dhe menuja e tavolinës

Sociale | 3 vite më parë

Festa e Krishtlindjeve kremtohet historikisht me madhështi dhe besim hyjnor nga të gjithë banorët e Bashkive të Dropullit dhe të Finiqit.

Amvisat e moshuara mundohen të ruajnë me fanatizëm traditën , jo vetëm ritet e kësaj feste, por edhe menunë me gatimet tradicionale. Në Dropull, ka shumë amvise si Vasillo Qirjako, të cilat gatuajnë drekën tradicionale, ashtu siç e kanë trashëguar nga nënat dhe gjyshet e tyre.

Pikërisht në këtë fshat, ruhet me fanatizëm riti i Koftanecit. Kështu e quajnë banorët vendas bimën, e cila ka gjethe me gjëmba. Gjithashtu, ky rit lidhet me më të moshuarin e familjes, gjyshin apo gjyshen dhe zhvillohej për 12 ditë , nga dita e parë pas Krishtlindjeve , 26 Dhjetor, deri më 6 Janar, ditën e Ujit të Bekuar.

Po çfarë përmbante menuja e drekës tradicionale të Krishtlindjeve në Bashkinë e Finiqit? Megjithatë, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se duhet akoma më shumë punë  me brezin e ri për kultivimin e traditës .

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme