Drita, finaliste e Ligës “Gjergj Kastrioti”

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Drita e Gjilanit është finaliste e Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra. Në një ndeshje me shumë ulje e ngritje për të dyja skuadrat. Tirana e ka fituar setin e parë me shpejtësi 25-10. Kundërpërgjigjet Drita, e cila e ka vënë në udhëheqje setin e dytë 5-4, 11-10, 18-17, 20-21 dhe në fund 25-23.

Kundërpërgjigjet Tirana, që arrin të fitojë setin e tretë 25-19. E ndërkohë Drita e Gjilanit ka fituar me shpejtësi setin e katërt 25-12. Në setin final gjithçka shkon drejt barazimit 13-13 dhe në përfundim 15-13. Në mbyllje të sfidës kanë ardhur për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar, Lorik Ilazi dhe Andi Bareti

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme